25 vjet me Bankën e Vendit

Për mua, për ty, për vendin !

BPB është Banka e Vendit, e përkushtuar të ndikojë pozitivisht në jetën e individëve dhe zhvillimin e bizneseve. Përmes shërbimit të shkëlqyeshëm për çdo klient, zgjidhjeve të përshtatshme digjitale dhe fuqisë së faktorit njeri, ne krijojmë një përvojë bankare të ndërtuar mbi nevojat reale të klientëve tanë.

BPB është bankë komerciale vendore dhe pjesë e tregut bankar të Kosovës që nga viti 2001. Prej atëherë, kemi ndërtuar një qasje që vendos klientin në qendër, me fokus në shërbim cilësor, afërsi dhe zgjidhje praktike për nevojat e përditshme.

Përmes një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh për individë, biznese dhe korporata, BPB vazhdon të mbështesë zhvillimin e ekonomisë vendore duke krijuar marrëdhënie afatgjata të bazuara në besim.

Filozofia jonë figjitale kombinon përvojën njerëzore në degë me komoditetin e kanaleve digjitale, për një eksperiencë bankare më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më afër klientit.

Ne ndikojmë pozitivisht

Ne ndikojmë pozitivisht

Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton një shërbim të përkryer. Shërbimi premium nuk është i rezervuar për një grup klientësh të privilegjuar në bankën tonë, por është ajo që ne bëjmë çdo ditë në përmbushjen e nevojave financiare të çdo biznesi dhe individi që i shërbejmë. Shërbimet tona ofrohen në mënyrë të lehtë, të përshtatshme dhe plotësojnë kapacitetin dhe nevojat aktuale të klientit.

Vizioni i Bankës së Vendit

Vizioni i Bankës së Vendit

Vizioni i BPB-së është të jemi banka referente për individët dhe ndërmarrjet në Kosovë, duke ofruar komoditet dhe mbështetje proaktive. Ne synojmë të bëhemi faktor kyç në sektorin bankar të Kosovës, të ofrojmë një shërbim të shkëlqyeshëm për klientët tanë, fitim të qëndrueshëm për aksionarët dhe një ambient pune frymëzues për punonjësit. Përderisa e konsiderojmë teknologjinë një domosdoshmëri, ne besojmë në fuqinë e faktorit njerëzor në përmbushjen e kërkesave të klientëve tanë dhe palëve të interesuara.

Bordi i Drejtorëve

Për më tepër shkarko organogramin.

Bordi Menaxhues

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.