Kjo formë financimi është ideale për bizneset që kanë nevojë për mbështetje afatshkurtër financiare, pa qenë e nevojshme të hyjnë në obligime afatgjata kreditore. Me overdraftin, biznesi juaj mund të mbulojë shpenzimet operative, pagesat e përditshme apo nevojat emergjente në mënyrë të shpejtë dhe efikase.
Financimi ofrohet deri në nivelin e mungesës së rregullt të likuiditetit të biznesit, me afat kthimi deri në 12 muaj. Interesi aplikohet vetëm mbi shumën e shfrytëzuar dhe llogaritet në baza ditore, duke i dhënë biznesit tuaj më shumë kontroll, fleksibilitet dhe qetësi në menaxhimin financiar.