Hape derën e karrierës tënde me Programin Junior të Bankës së Vendit.
Përmes trajnimeve, mentorimit dhe përfshirjes në projekte reale, pjesëmarrësit përgatiten për t’u bërë pjesë e Bankës së Vendit, në një ambient dinamik ku idetë, energjia dhe ambicia e të rinjve vlerësohen dhe zhvillohen çdo ditë.
Nëse je gati të sfidosh veten, të mësosh dhe të rritesh profesionalisht, Programi Junior është hapi yt i parë drejt një karriere me ndikim.