Rreth nesh

Ne ndryshojmë mënyrën si menaxhoni paratë - Banka e vendit tënd

BPB është një bankë lokale që ka qenë në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Që atëherë, ne jemi rritur vazhdimisht dhe kemi mbështetur klientët tanë në çdo hap.

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Që nga atëherë jemi në rritje të vazhdueshme, zhvillim dhe mbështetje të klientelës. Fleksibiliteti, afërsia dhe kujdesi ndaj klientëve e bëjnë BPB-në të veçohet. 


Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Qëllimi ynë strategjik është të mbështesim zhvillimin e ekonomisë dhe bizneseve kosovare prandaj fokusi ynë është të krijojmë raporte të shëndosha dhe afatgjate me klientë me besim të ndërsjellë.

Ne ndikojmë pozitivisht

Ne ndikojmë pozitivisht

Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton një shërbim të përkryer. Shërbimi premium nuk është i rezervuar për një grup klientësh të privilegjuar në bankën tonë, por është ajo që ne bëjmë çdo ditë në përmbushjen e nevojave financiare të çdo biznesi dhe individi që i shërbejmë. Shërbimet tona ofrohen në mënyrë të lehtë, të përshtatshme dhe plotësojnë kapacitetin dhe nevojat aktuale të klientit.

Banka referente për Kosovën

Banka referente për Kosovën

Vizioni i BPB-së është të jemi banka referente për individët dhe ndërmarrjet në Kosovë, duke ofruar komoditet dhe mbështetje proaktive. Ne synojmë të bëhemi faktor kyç në sektorin bankar të Kosovës, të ofrojmë një shërbim të shkëlqyeshëm për klientët tanë, fitim të qëndrueshëm për aksionarët dhe një ambient pune frymëzues për punonjësit. Përderisa e konsiderojmë teknologjinë një domosdoshmëri, ne besojmë në fuqinë e faktorit njerëzor në përmbushjen e kërkesave të klientëve tanë dhe palëve të interesuara.

Bordi i Drejtorëve

Për më tepër shkarko organogramin.

Bordi i Drejtorëve

Për më tepër shkarko organogramin.

Banka për Biznes Sh. A. është pronare dhe 
ka/posedon të drejtat e autorit mbi të gjithë përmbajtjen e kësaj ueb faqe, duke përfshirë tekstin, grafikat dhe fotografitë, përveç nëse parashihet ndryshe. Përmbajtja e kësaj ueb faqe nuk mund të kopjohet, shpërndahet, modifikohet dhe/apo ri-publikohet pa autorizimin me shkrim të Bankës për Biznes Sh. A.

Adresa dhe Kontakti:

RR. Ukshin Hoti, nr. 128,
Prishtinë 10000, Kosovë

+383(0)38 620 620, +383 43 520 520
dhe 0800 50000


Mund të na shkruani edhe në Viber nga ora 08:30 deri në 16:30.

Adresa dhe Kontakti:
Për informata:
Orari i punës

E hënë – E premte: 09:00 deri 16:00

Copyright © 2025 All rights reserved - BPB Bank

BPB merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.