BPB Junior

Programi BPB Junior

Ndërtoni të ardhmen tuaj duke bërë ambiciet tuaj realitet dhe filloni karrierën në një vend ku mund të mësoni nga më të mirët. Këtu, do të keni mundësinë të zhvilloni aftësi të reja, të bashkëpunoni me profesionistë të njohur dhe të krijoni lidhje të vlefshme që do t'ju ndihmojnë në çdo hap të rrugës suaj. Mos hezitoni të shfrytëzoni çdo mundësi që ju ofrohet për të rritur njohuritë dhe për të arritur suksesin që dëshironi.

Të mësuarit nuk përfundon me diplomim!

BPB Junior ofron mundësi të angazhimit të të rinjëve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për 3 – 4 muaj në mënyrën më të mirë për të filluar karrierën tuaj.
Rotacioni në fusha të shumta është pjesë kryesore e programit dhe përmes punës në ekipe të ndryshme, ju do të mësoni në lidhje me tregjet financiare, atë që ne u ofrojmë klientëve dhe operacionet tona të përditshme.

Të rinjëve në BPB Junior të cilët me sukses kalojnë fazat e trajnimit, do të iu mundësohet puna praktike në degë/departamentet e bankës, si dhe ky program mund të shërbejë si një urë lidhëse për tu bërë pjesë e bankës sonë.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.