BPB

Dora

Debitimi direkt është një instrument pagese me të cilin klienti autorizon bankën e vet përmes kompanisë që të tërheqë mjete direkt nga llogaria bankare.

DORA nga BPB mundëson jo vetëm pajisjen më të lehtë dhe shpejtë me shërbime elektronike për klientët ekzistues, por edhe financimin e klientëve privat me kredi, mbitërheqje dhe kartelë krediti SOLO deri në vlerën €10,000. DORA plotëson nevojat bankare të pagëmarrësve të BPB-së për pak minuta.

DORA prezentohet nga BPB për të gjithë klientët e saj privat si një platformë online, unike për aplikim dhe konfirmim të shërbimeve financiare. Me zhvillimin e kësaj platforme, që është një hap I ri në rrugëtimin digjital të bankës, BPB synon të ofrojë bankim më të lehtë dhe më të shpejtë për të gjithë ata individë që preferojnë bankimin online. Duke ndjekur kështu objektivin kryesor të bankës, që mbetet ofrimi i shërbimeve finanicare në të gjitha kanalet bankare. Pra, përveç në 25 degët e saj, banka po ndjekë në vazhdimësi zhvillimet e reja në botë, inovacionin bankar dhe po zhvillon kanalet elektronike për të plotësuar nevojat e klientëve të saj.

Argjira Kadrijaj Dushi, Udhëheqëse e Departamentit Retail dhe Bankim Digjital deklaron që: “Ky është hapi i parë drejt zhvillimit dhe avancimit të platformës digjitale për individët. DORA do të jetë platforma më fleksibile bankare nga BPB dhe do të avancojë duke ofruar eksperienca të reja edhe më tutje. Qëllim i DORA-s mbetet rrugëtimi I lehtë bankar për të gjithë, duke plotësuar konceptin bankës FIGJITALE (fizike dhe digjitale) me të cilin punojmë”.

Më konkretisht, duke perdorur DORA-n, klientët mund të shfrytëzojnë këto shërbime:

“Zhvillimet e reja dhe inovative kërkojnë impenjim dhe angazhim të të gjitha palëve. Por, me fokus klientin, edhe sfidat e integrimit dhe avansimeve teknologjike bëhen më të lehta”- thotë Arjana Nivokazi, Udhëheqëse e Zhvillimit të Produkteve në BPB.

Zhvillimi I kësaj platforme u realizua në metodën agjile, që si i tillë mundësoi që banka jo vetëm të punojë me në fokus klientin dhe eksperiencën e tij, por edhe të avancojë proceset e brendshme dhe shfrytëzimin e resurseve teknologjike në mënyrë efikase.

Qe DORA mos besofsh: https://direct.bpbbank.com/

BPB – Banka e vendit tënd

Banka për Biznes Sh. A. është pronare dhe 
ka/posedon të drejtat e autorit mbi të gjithë përmbajtjen e kësaj ueb faqe, duke përfshirë tekstin, grafikat dhe fotografitë, përveç nëse parashihet ndryshe. Përmbajtja e kësaj ueb faqe nuk mund të kopjohet, shpërndahet, modifikohet dhe/apo ri-publikohet pa autorizimin me shkrim të Bankës për Biznes Sh. A.

Adresa dhe Kontakti:

RR. Ukshin Hoti, nr. 128,
Prishtinë 10000, Kosovë

+383(0)38 620 620, +383 43 520 520
dhe 0800 50000


Mund të na shkruani edhe në Viber nga ora 08:30 deri në 16:30.

Adresa dhe Kontakti:
Për informata:
Orari i punës

E hënë – E premte: 09:00 deri 16:00

Copyright © 2025 All rights reserved - BPB Bank

BPB merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.