Biznes

Kredi e gjelbër

Kreditë e gjelbra janë financime të veçanta për blerjen e pronave që promovojnë energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik. Ato janë të dizajnuara për individë me të hyra të qëndrueshme nga paga, qiraja, ose pensione.

BPB në kuadër të bashkëpunimit me programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sjell për ju mundësi për investim në ekonominë e gjelbër.

Kjo linjë e kredisë është pjesë e një nisme të mëparshme të BERZH-it që inkurajon bizneset në Ballkanin Perëndimor të investojnë në projekte që përmirësojnë konkurrencën në tregjet lokale dhe internacionale.

Ju mund të përfitoni grant deri në 15% të shumës së kredisë, nëse investimi juaj bëhet në përmirësimin e efikasitetit të energjisë, mbrojtjes së ambientit apo sigurisë në punë.

E ardhmja është e gjelbër, andaj, investoni me BPB.

Ti mendo për biznesin tënd dhe për tokën, ne mendojmë për investime.

Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek qendra e thirrjeve në 038 620 620 dhe 0800 50000 ose vizitoni degën më të afërt të BPB-së.

Klientët përfitues
Bizneset aktive
Shuma e financimit
Min. 10,000 euro - Max. 150,000 euro
Afati maksimal i kthimit të kredisë
Deri në 180 muaj
Dokumentacioni i nevojshëm

Dokument i vlefshëm identifikimi

Kontrata e punës ose dëshmi për të hyra të rregullta

Për ekspozimet mbi 5,000 euro kërkohet bashkëhuamarrës

Garantuesi është i domosdoshëm për shumat mbi €10,000

Dokumentacioni mbi kolateralin mbi shumën €15,000

Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi €20,000)

Qëllimi i ekspozimit të kredisë plan-investim

Pagesa e kësteve
Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta) ose me trançe
Afati i lejimit
3 ditë pune
Mbiterheqja është një mundësi financiare që lejon individët të tërheqin më...
Keni nevojë të investoni në ngritjen e kapaciteteve prodhuese? BPB ju...
Keni planifikuar të investoni në zgjerimin e aktivietit tuaj të biznesit...
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.